Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se deklarata e ambasadores amerikane Yuri Kim se PD do të “hajë bar” nëse shkon pas interesave të një personi, është ofenduese për shqiptarët.
Berisha madje tha se PD duhet t’i kërkojë ambasadores Kim që ajo të kërkojë ndjesë publike për atë çka tha.
Pyetje: Nëse sot do të ishit kryetari I PD-së cili do të ishe qëndrimi ndaj SHBA?
Sali Berisha: PD do të mbetet si një parti properëndimore dhe amerikane. Deklarata që bëri ambasadorja amerikane në oborrin e PD-së është deklarata më skandaloze e 30 viteve të fundit. Kërcënimi që i bëri demokratëve me barin dhe shqiptarëve indirekt, dhe unë po atë ditë i kërkova të kërkojë ndjesë por ajo nuk ka ndodhur.
PD duhet ti kërkojë zonjës të kërkojë ndjesë publikisht dhe padiskutim mbetet e hapur për bashkëpunim me vendet mike të Shqipërisë.