‘Mos më ekstradoni, do të më vra,sin’, shtyhet seanca për rusin e ISIS

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtyhet seanca gjyqësore e shtetasit rus Resul Miklaev, i cili u arrestua disa kohë më parë në vendin tonë dhe akuzohet si pjesë e ISIS që në vitin 2013.

Seanca qe po mbahej ne Durres është shtyrë në mungesë të prokurorit, pasi Miklaev nuk kishte avokatë.

Miklaev është lutur të mos ekstradohet në Rusi duke thenë se “Ju lutem mos më dërgoni atje, pasi do të më vrasin”.

Rasul Miklaev, 34 vjeç, një person i kërkuar si terrorist prezantohej përpara stafit të Kareçit si Diego Maradona. Vetë stafi dhe punonjësit e policisë kufitare ia kishin vendosur emrin X , ndërsa njëkohësisht të huaj dhe agjentët e antiterrorit të bindur se bëhej fjalë për një terrorist, vazhdonin të komunikonin me ndërkombëtaret dhe tu kërkonin shenjat e gishtave.

Ajo që e tradhtoi Rasul Mislaev nuk ishte karakteri i tij i çuditshëm apo fakti që qëndronte i mënjanuar nga të tjerët, por e tradhtoi një telefonatë, një telefonate e cila i çoi autoritet shqiptare në një komunikim të vazhdueshëm me Rusinë, që nga ana e saj konfirmoi se ky shtetas ishte me kartelën ‘red notice’.

Zjarr Tv Ad