“Mos më ndërprisni, po nuk mu drejtuat në shumës nuk flas”, Kumbaro përplaset me Mziun për Kamzën

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ishte pjesë e mbledhjes së Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese ku u përfshi në një debat me deputetin demokrat, Xhelal Mziun.

“Për ndryshimet e mëdha demografike. Për zaptimet pa hesap të territorit. Kemi një bashki si Kamza që ka sipërfaqen më të vogël në raport me numrin e popullsisë me dendësinë më të madhe të banorëve, që është ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Po e marr Kamzën meqë e kemi afër. Nuk u mendua kurrë për të ndërtuar kanale”.

Nuk vonoi shumë edhe ndërhyri Xhelal Mziu duke replikuar nga vendi, por Kumbaro iu përgjigj ashpër.

“Zoti Mziu, ka mundësi të mos më ndërprisni, unë nuk fola për ju, nuk po flas për ju. Po flas për impiantet, a ka mundësi të mos më ndërprisni dhe mua mos më flisni me ti, se nuk njihemi aq, me ju, duket vetja kolegia juaj. Unë ju flas me ju, dhe ju mos përdorni referenca të gabuara. Përsa kohë nuk më flisni me ju nuk u kthej përgjigje. Trajtimi i ujërave të ndotura është mbarë kombëtar” tha ministrja.

Zjarr Tv Ad