“Mos më rr**ni leshtë!”, pas deklaratave të djeshme, shokon sërish deputeti i PS: Enver Hoxhën e kemi bërë armik padrejtësisht

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PS, Bujar Çela i cili bëri bujë me deklaratat e tij ditën e djeshme ku gjatë bisedave në grupin e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e sotme me rastin e mbajtjes së homazheve për dëshmorët e Kombit në Lushnjë.

Çela tha se kjo festë tashmë ishte një festë me përmasa të mëdha që festohej kudo ku kishte shqiptarë dhe më tej pasi u pyet për Enver Hoxha, deputeti u shpreh se gjatë historisë, vendi ynë kishte bërë armiq padrejtësisht të cilët më pas nga tradhtarë i kishte shpallur fitimtarë ashtu siç u bë me partinë e Legalitetin dhe me Ballin Kombëtar.

Deputeti i PS, Bujar Çela:

Jemi mësuar t’i themi muaji i festave të nëntorit. Disa festa i festa i festojmë, disa të tjera i kemi harruar. Por në themel të kujtesës tonë kanë ngelur 3 festa, 27 nëntori që është ngritja e flamurit në Lushnjë, 28 nëntori ngritja e flamurit në Vlorë dhe 29 dita e çlirimit të atdheut që i ka kaluar përmasat pasi është kudo ku ka shqipfolës dhe është festa më e madhe pa të cilën Shqipëria nuk do të ishte si kjo Shqipëri që kemi sot.

Megjithëse u cungua pabesisht por kjo që kemi në këmbë është në saj të sakrificës sublime të dëshmorëve. Unë përshëndet familjet e dëshmorëve të cilët duhet të jenë më parë në mënyrë që kjo festë të jetë sa më e madhe.

A ka kuptim për ju figura e Enver Hoxhës në këto festa?

Unë pres pyetje të tilla sepse u përkas atyre që e njohin luftën dhe mendoj se figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul. Ka edhe ai kontributin e tij përderisa ne nuk kemi nxjerrë ndonjë udhëheqës tjetër. Nëse ka ndonjë udhëheqës tjetër le të shprehet se historianët janë aty. Shumë herë kemi bërë padrejtësisht armiq në këto fakte janë nga më të ndryshmet, që nga balli kombëtar dhe Legaliteti të cilët nga ar*miq më pas u rreshtuan në krahun e fituesve.

Ditën e djeshme, Çela uroi kolegët e tij në Komisionin e Ligjeve për festën e shpalljes së pavarësisë me një foto të Enver Hoxha dhe i ofen*doi më tej me fjalë të papërshatshme.

Zjarr Tv Ad