‘Mos më rruani l*shtë’, Balla flet për deputetin që nderoi Enver Hoxhën: Ia kanë përdorur telefonin të tjerët, kemi nisur verifikimet

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur në lidhje me skandalin që shkaktoi deputeti i Lushnjes Bujar Çela, i cili uronte ditën e Pavarësisë me një foto të Enver Hoxhës. Si të mos mjaftonte kjo, ai ofend*oi deputetët e opozitës me fjalët: “Mos më rruani l*shtë”, kur ata i kërkuan që të fshinte mesazhin e tij, në një grup komunikimi të komisionit parlamentar të ligjeve.

Sipas Ballës, Çela ka thënë se telefonin ia kanë marrë persona të tjerë, ndërkohë që ka nisur verifikimi nga grupi parlamentar i PS-së, dhe pritet që ndaj deputetit të merren dhe masa disiplinore.

“Ne duhetë të vazhdojmë të përulemi përpara gjakut të dëshmorëve, çlirimtarët meritojnë gjithmonë respekt, në çdo moment nuk ka munguar përpjekja cinike për të hedhur baltë mbi luftën antifashiste nacional çlirimtare. Lufta ishte çlirimtare, ajo që pasoi pas vitit 1945 ishte një diktaturë dhe ka marrë ndëshkimin e vetë në aspektin historik.

Unë kam marrë një sqarim nga deputeti në fjalë, që bëhet fjalë për përdorim të celularit nga persona të tjerë. Kjo do të jetë pjesë e një verifikimi në aspektin e kodit të sjelljes dhe etikës, brenda grupit parlamentar, masa disiplinore do të merret pas kryerjes së verifikimit”, u shpreh Balla gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve në Fier, ku është caktuar dhe drejtues politik i PS-së

Zjarr Tv Ad