“Mos mendo ta bësh ndryshe lajmin”, eksperti kriminalistikës: Gazetarja u kërcënua me jetë në kampin e MEK

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka treguar se një gazetare është kërcënuar, teksa ndodhej për raportim në kampin e MEK në Manëz të Durrësit.

Sipas tij, një nga muxhahedinët i ka kërkuar që raportimi të bëhej siç duan ata, teksa e kanë kërcënuar me vdekje.

“Nuk është thënë fare, por dje është kërcënuar me vdekje një gazetare. I kanë thënë që e shikon këtë viktimën, mos mendoni ta bëni ndryshe lajmin se edhe ti do bëhesh si kjo’, i kanë një vajze gazetare dhe unë jam habitur. I thash: ‘Si ka mundësi? Po ju ça i thatë?

Ç’është ky kërcënim që bëhet? Për çfarë arsye?’. Se edhe këto telefonat që bëhen janë censurë dhe më thua mua, pse flet ti, a je bërë ti bashkëpunëtor me Iranin, a na shitët ne. Unë jam një profesor që flas kur shikoj 15 policë të plagosur, në momentin që Policia e Shtetit tim goditet, unë flas. I kam mesazhet këtu, por nuk janë të natyrës kërcënuese, prandaj nuk i nxjerr”, u shpreh eksperti për “Abc e mëngjesit”.

Kujtojmë që policia me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), ka ushtruar kontrolle në kampin e MEK.

Përfaqësuesit e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), thanë se një person ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës nga policia. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, tha se vdekja e një personi brenda MEK-ut, të martën, nuk ka asnjë lidhje me veprimet e policisë.

Zjarr Tv Ad