Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole, mbrëmjen e djeshme në studion e “Opinion” është përplasur me deputeten Mesila Doda.
Teksa ishin duke diskutuar mbi situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike, Doda tha se ish-kryeministri Sali Berisha ka besueshmëri nga publiku dhe mund të krijojë një PD më të fortë.
Kjo deklaratë e deputetës nuk i pëlqeu aspak Godoles e cila tha se kjo gjë tregonte se ku kishte arritur shoqëria shqiptare, duke filluar më pas replikat me njëra-tjetrën.
Pjesë nga debati:
Jonila Godole: Këtu ka një absurditet të madh
Mesila Doda: Të mos përdhoset më vota këtu…
Jonila Godole: Ka një absurditet të madh tek të gjitha këto që tha Mesila, të gjitha këto që thotë Mesila, i thashë unë më përpara, ne e lidhim të ardhmen e Partisë Demokratike
Mesila Doda: Moj, e vure Lulin dhe nuk te frymëzoi njeri
Blendi Fevziu: Nuk lulëzoi dot
Jonila Godole: E kuptoj ku kemi arritur, s’e kam për vete por për të gjithë shoqërinë, kërkojmë që Berisha të rrisë filizë të rinj
Mesila Doda: Mbeta të më tregosh ti mua PD-në, por jo moj Jonila, atë e besojnë njerëzit
Jonila Godole: Po ju sapo e thatë që filizat u prenë
Mesila Doda: Po pse u premë ne moj zonjë, që të mbijetonte Lul Basha, mos na bëj kot
Jonila Godole: E para njëherë mos mu drejto mua me këtë gjuhë e ton se s’jam filizi i askujt unë, as i Berishës siç jeni mju dhe as i Bashës, jam futur si Jonila Godole
Mesila Doda: Po mos më trego mua PD-në ti se unë jam future në një ditë me Berishën moj zonjë, në ’90 dhe kam mbajtur kokën mbi supet e mia, s’më ka futur askush nga dritarja në PD.
Jonila Godole: Ju jeni ajo që jeni dhe këtë e tregon historia, nuk e kisha me ju personalisht
Mesila Doda: Jo e kishit personalisht
Jonila Godole: Po se ju folët e fundit