Mos shko në Kyrgyzstan zoti Lu! – nga Ylli Dylgjeri

0
407
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mos shko në Kyrgyzstan zoti Lu!

Mediat njoftojnë sot një lajm: Ambasadori Lu, së shpejti emërohet Ambasador në Kyrgyztan.
Një vend malor, në Azinë Qëndrore. Me kryeqytet Bushkek-un, përgjatë Rrugës së Mëndafshit, që dominohet nga malet me borë, leopardët, kuajt dhe bagëtitë e imta. Kështu e përshkruajnë axhencitë këtë vend…
Më vjen sinqerisht keq për këte emërim…
Duke përjetuar vitet e punës aktive të këtij diplomati në shqipëri, njëherësh më vjen të thërras: Mos shko zoti Lu në atë vend blektor!
Ke bërë aq shokë e miq, sa për tët mbajtur këtu, mes Nesh. Nuk jeni Ju nga ai soj diplomatësh që të shkoni në stanet e Kyrgyzstanit. Sa për stane, i kemi më të mira Ne, në Veri e Jug.
Dhe Ti …e ke provuar tashmë edhe stanin edhe bulmetin shqiptar. Aq më shumë ke përvetsuar edhe shprehjen: Ky stan, këtë bulmet ka!
U mësuam bashkë. Stanet e labërisë janë dalluar për traditat e vlerat ushqyese. Si do të jetë, e kemi më të mirë dhallën (llallën) Ne.
Tani edhe kullota është me bar e me jonxhë bio, nuk ka më hashash në lëndina. Ti punove fort për këtë ditë.
Mos ik zoti Lu!

Zjarr Tv Ad