“Mos të dalë ai Veliaj tu llomotit në televizor, pse nuk vjen këtu?”, banorët e lagjes ‘5 Maj’ në ankth: Nuk festojmë dot, do vijnë fadromat…

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e 5 maj edhe në prag festash janë të detyruar të dalin në protest për mbrojtjen e banesave të tyre. Ata kërkojnë reagimin e instancave përkatëse për situatën ku ndodhen. Të ndodhur në ankthin se shtëpitë e tyre mund të shemben nga moment në moment ata i bëjnë thirrje kryebashkiakut Veliaj të sjellë përfaqësues për transparencë pasi nuk kanë besim te bonusi i qerasë.

Banorët:

Jemi të sëmurë nga pushtteti, dhe pa u shëruar nuk festojmë dot. Është shumë e vështirë në këtë situatë, nuk ha dot kur je sëmurë. Ne presim që pushteti të reagojë. Kush u ka thënë mos investoni e mos e bëni mirë, por jo në pronë time. Asnjë nuk është në listë që të rehatohet me datë 25, shumica janë pensionistë dhe për këtë e kanë fajin të gjitha pushtetet. Këto projekte për pallate janë përralla, më kujtojnë ato të kohës Enverit.

-Me datë 25 hidhet një shorte thanë, unë aty skam emër, kam 3 muaj rrugëve. As festa as asgjë, jemi rrugëve. Ka 3 muaj që dalim cdo ditë, ai nuk vjen të bëjë transparencë me banorët. Kemi mbetur me ankthin e fadromave se kur do vijnë. Prit gomar të dalë bar, këtu s’del bar vetëm pallate, më mirë të kishte rënë një tërmet e ta kishte bërë fiks.

-Mos të dalë ai Veliaj tu llomotit në televizor, pse nuk vjen këtu? 8 muaj të Kombinatit pa marrë bonusin e qerasë, ca besimi të kemi te këta? Janë prish 12 shtëpi këtu.

Zjarr Tv Ad