“Mos u joshni nga ofertat”- Kryemadhi thirrje SPAK të hetojë skandalin e Inceneratorëve: Mos u merrni me hallin e Armando Subashit dhe Ëngjëll Agaçit

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi i kërkon SPAK të hetojë skandalin e Inceneratorëve. Ajo i kërkon prokurorëve të mos merren me hallin mbi shpatullat e kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi apo emrave të tjerë të përfshirë në këtë skemë.

Kryemadhi u bën thirrje atyre të mos joshen nga ofertat që mund të kenë ardhur prej tyre sepse nuk mund të bëhet kurban as Shqipëria dhe as drejtësia.

“Ndaj, nuk do rresht së drejtuari thirrjen dashamirëse: Mos merrni mbi shpatulla hallin e Erion Veliaj, Engjëll Agaçit dhe Armando Subashit. As mos u intimidoni, as mos u joshni prej ofertave që mund t’iu kenë ardhur prej tyre.

Sepse, për hallin e avokatit të inceneratorëve Erion Veliaj, ekzekutorit Engjëll Agaçi dhe pronarit të skemës korruptive Edi Rama, në vitin 2022 nuk mund të bëni kurban veten, drejtësinë, Shqipërinë”, përfundon deklaratën e saj kryetarja e LSI.

Zjarr Tv Ad