“Mos u krekos si gjel”/ Banorët e Peqinit ndihen të fyer me Ramën në parlament: Shau Dash Sulën, shau gjithë Peqinit. Ai pulë Tirane…

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shpesh herë gjuha e përdorur nga ana e deputetëve në parlament nuk është në nivelin e duhur. Përplasjet mes tyre në të shumtën e rasteve shkojnë deri në ofendime personale. Shprehja e kryeministrit Rama ndaj deputetit demokrat në Peqin Dashnor Sula duke e quajtur gjel deti këtë të fundit, ka shkaktuar “indinjatë” tek qytetarët e kësaj zone. Ata e shohin të pavend etiketimin e kreut të qeverisë.

Në intervistë për “Fax News”, ata kanë hedhur një lumë ‘fyerjesh’ e batutash ndaj kryeministrit, duke shtuar se kjo qeveri e ka lënë në harresë qytetin e Peqinit. Njëri prej tyre madje e quajti “pulë Tirane”.

Më njerëz të mirë se këtu s’gjen askund. O zoti Rama një përshëndetje ke nga Tigri i Peqinit, ne jemi njerëz me llogjikë, qytet 3 mijë vjeçar, e ka lënë Peqinin në harresë, turp! Unë nuk jetoj këtu se unë jam nënshtetas Italian, unë kam ardh turist këtu në vendlindjen teme.”, tha një qytetar.

“Shumë na ofendon kjo shprehje, nuk i takon atij me na shajt. Edi Rama është si pulë Tirane, jo si gjel Peqini.”, përfundoi një nga banorët e zonës.

Zjarr Tv Ad