“Mos u qëndroni larg mundësive të dashurisë”, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dashi

Tensionet e vogla në dashuri kthehen mes të dielës dhe të hënës. Në punë është mirë që të mendoheni mirë se çfarë duhet të bëni përpara se të veproni.

Demi
Kjo ditë e fundit e javës fillon mirë në dashuri, Venusi dhe Hëna janë të favorshme. Në punë jo gjithmonë duhet të thoni jo, ndonjëherë duhet të përfshiheni.

Binjakët

Disa tensione po zbuten, por tetor nuk është muaji ideal për ndjenjat. Nëse shihni se jo gjithçka po funksionon mirë në punë, mos u grindni, shtyjeni ndonjë diskutim për në nëntor.

Gaforrja

Një person pranë jush nuk po ju kupton, nuk arrin të lexojë mendimet e tua dhe as ti pranojë ato. Ajo që duhet të bëni është të ruani gjakftohtësinë sa kohë asgjë nuk është tendencioze.

Luani

Moment pozitiv për ndjenjat, mos u qëndroni larg mundësive të dashurisë. Në punë veproni në mënyrë metodike dhe merrni një vendim.

Virgjëresha

Në dashuri, gjithçka është në rregull, kjo e diel është një ditë e shkëlqyer për ndjenjat. Hëna është ende në shenjën tuaj. Dhe si ditë e fundit e javës, është i mundur edhe një moment reflektimi për punën.

Peshorja

Keni nevojë për një person ku të mbështeteni, për ata që nuk e kanë, kjo është një e diel interesante për njohje të reja. Në punë do të përballeni me sfida.

Akrepi

Ka shumë tensione, por këtë të diel duket më e lehtë për të folur. Nëse keni nisur një punë të re, mos u ndalni apo frenoni që në problemet e para që hasni.

Shigjetari

Bashkëjetesat dhe martesat e sapolindura duhen menaxhuar me kujdes. Për beqarët është një ditë intriguese. Në punë nëse nënshkruani një kontratë, kuptoni që duhet të bëni edhe ndonjë kompromis.

Bricjapi

Kjo është një e diel e mirë, më e mirë se ditët e tjera të javës që po mbyllet. Është gjithashtu një moment i rëndësishëm për punën, një shans i mirë për sukses.

Ujori

Marsi është i favorshëm, Venusi do të jetë në anën tuaj nga data 29. Historitë jozyrtare së shpejti mund të bëhen legale dhe të ditura për shumëkënd. Ka njëfarë nervozizmi në punë.

Peshqit

Mëngjesi i nënshtrohet pak stresit, mos i ndërlikoni gjërat duke nisur diskutime të kota në dashuri. Në punë, rikuperimi është i sigurt, por ka ende një klimë tensioni që s’po mbaron./Abcnews.al/

Zjarr Tv Ad