Mos-veprimi i gjykatës për sulmin ndaj “Prestige Resort”, avokati i njohur zbulon prapaskenat: Shorti nuk hidhet derisa të shembet hoteli, atje është një skenë krimi

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar ashpërm lidhur me sulmin e paligjshëm ndaj “Prestige Resort”.

Gjokutaj është shprehur se gjykata nuk e hedh shortin sepse është në anën e qeverisë dhe sipas tij pret që të shembet hoteli.

Ai thotë se e njëjta strategji është ndjekur edhe me shkollën “Mehmet Akif” dhe shton se vendi i ngjarjes në “Prestige Resort” është një skenë krimi.

“Unë di faktin që nga ana e subjektit të IKMT-së nuk është paraqitur asnjë dokumentacion. Subjekti, pra “Prestige Resort” duhej urgjentisht t’i drejtohej Gjykatës Administrative dhe asaj Civile. Gjykata duhej ta detyronte IKMT-në për t’ja dhënë një dokumentacion. Duhej bërë pezullumi i punimeve deri në një moment të dytë.

Por duhej bërë edhe një kallëzim penal për shkatërrim të pronës. Këtë punë ta bëjë shteti, të shkatërrojë një pronë, për mua “Prestige Resort” është një vendngjarje ku është kryer një krim. Prokuroria duhet të kishte shkuar të këqyrte vendin dhe të shihte dokumentacionin. Pikërisht ky që ka nisur këtë rrugë e di se ku do të drejtoheni ju dhe i ka marrë masat.

Merrni shembullin e shkollës “Mehmet Akif”, ja rrëzuan kërkesën për 24 orë. “Prestige Resort” ka një pengesë se nuk ka dokumentacionin në dorë. Dhe gjykata do të luajë me këtë. Shorti nuk hidhet derisa të shembet hoteli. Këta veprojnë me strategjinë e faktit të kryer”, u shpreh Gjokutaj.

Zjarr Tv Ad