“Mosbindja civile” shpërndahet në qarqe/ Zbardhen detaje nga protesta e 29 tetorit, demokratët do të bllokojnë…

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme, krerët e PD në qarqe u mblodhën në selinë blu ku në fokus të takimit ishte protesta e 29 tetorit.

Mësohet se ora e nisjes së protestës do të jetë 17:00 ndërsa sa i përket organizimit, do të shtrihet në disa qytete.

Detaj ky i ndryshëm nga ai i protestës së mëparshme që ishte e përqendruar vetëm në Tiranë.

Demokratët kanë vendosur të bllokojnë rrethrrotullimet kryesore në Shqipëri.

Në lidhje me protestën e 29 tetorit, ka folur edhe Belind Këlliçi, i cili në një intervistë në TV Klan, u shpreh se do të ketë një aksion mbarëkombëtar që fokusin kryesor do ta ketë në Tiranë.

Këlliçi thekson se protesta do të jetë pjesë e mosbindjes civile ku për një periudhë ende të pacaktuar do të paralizohet jeta në 5 qytete të ndryshme të vendit.

-Çfarë do të ndodhë në datën 29 Tetor që është paralajmëruar një protestë tjetër?

Belind Këlliçi: Do të ketë një aksion mbarëkombëtar që fokusin kryesor do ta ketë në Tiranë. Tirana do të mbajë peshën kryesore të protestës. Do të jetë një protestë kombëtare që do të synohet paralizimi i jetës në vend për një periudhë ende të pacaktuar pasi nuk është marrë vendimi përfundimtar. Protesta nuk do të jetë vetëm në Tiranë, do të jetë edhe në qytete të tjera. Para pak çastesh kemi përfunduar mbledhjen me drejtuesit politik ku janë diskutuar detajet. Detajet do të formalizohen edhe gjatë fundjavës dhe të hënë e të martë të gjithë do të jemi në terren për të mundësuar atë aksion mbarëkombëtar që në datë 29 është thirrur nga ana e Partisë Demokratike dhe do të ekzekutohet nga Partia Demokratike. Mbetet për tu pare, nuk mund t’jua themi sot sepse ende nuk kemi të gjitha detajet të finalizuara.

Një prej formave të mosbindjes civile do të përdoret ditën e martë në datën 29 rreth orës 17:00 të pasditës në të paktën 5 qytete të ndryshme të vendit ku do ta shihni që për një periudhë të caktuar do të ketë një… Qytetet janë ende në diskutim me drejtuesit politik, me koordinatorët rajonal të PD sepse është një aksion serioz, që do organizim serioz dhe përgjegjësi reale e konkrete.

Zjarr Tv Ad