Mosdekretimi i Cakajt, Rama do të propozojë veten si Ministër i Jashtëm

0
7

Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e sotme Kryesinë e Partisë, ndërsa dalin detajet se çfarë është vendosur nga kjo mbledhje .

Kryeministri Edi Rama do të çojë emrin e tij si kandidat për ministër të Jashtëm në tryezën e presidentit Meta.

Mësohet se socialistet do t’i votojne ne bllok ndryshimet ne qeveri, te gjithe ministrat e rinj. Mes të tjerash mësohet se për zgjidhjen e ngerçit kryeministër-president, PS do e dergojë çështjen ne Gjykaten Kushtetuese.

Kujtojmë që ky skenar është përdorur dhe nga Greqia, ku kryeministri grek Aleksandër Tsipras pas dorëheqjes së Nikos Kotzias, e zëvëndësoi këtë të fundit.