Mosdekretimi i Sandër Lleshit, Meta: Amatorët të lexojnë Kushtetutën!

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në një dalje për mediat ka reaguar në lidhje me mosdekretimin e Sandër Lleshit. Ndërkaq, Meta i ka bërë thirrje “amatorëve” që nuk e dinë mirë kushtetutën, ta rilexojnë edhe një herë për të kuptuar rolin dhe kompetencat që ka Presidenti.

“Pa dashur të jap leksione për Kushtetutën. Të gjithë amatorëve dhe dilentantëve të njëanshëm i ftoj të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e Presidentit.

Një akt formal apo ceremonial është vetëm betimi tek presidenti. Të gjithë ata që mendojnë se dekretimi nuk është një akt substancial por formal dhe se presidenti ka detyrë të firmosë një propozim … kam një pyetje tjetër: A mundet parlamenti të rrëzojë dekretin e presidentit për një ministër? Sepse dhe kjo nuk është shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutë. Më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë”, – është shprehur Meta.

 

Zjarr Tv Ad