Moses Ones porosit magjistratët: Mbani sytë hapur ndaj pabarazisë dhe korrupsionit

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

5 magjistratë të rinj do të jenë pjesë e trupës së gjykatës dhe prokurorisë. Ambasadorja e SHBA-së duke i uruar për diplomimin u ka kujtuar se duhet të kenë kujdes për të mos u bërë pjesë e të korruptuarve. Për ambasadorët e OSBE dhe të BE të rinjtë janë shpresa e drejtësisë së re në Shqipëri.

Në Shqipëri rreth gjysma e prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë kaluar në vetting janë shkarkuar.

Drejtësinë e re, trupi diplomatik, por dhe krerët e drejtësisë në vend e shohin të brezi i ri i magjistratëve.

Në diplomimin e 25 prej tyre, Ambasadorja e SHBA-së, Leyla Moses Ones, i ka cilësuar përpjekjet e të rinjve tejet të rëndësishme, por po ashtu u ka kërkuar të kenë kujdes.

Leyla Moses Ones: SHBA e mbështet Shqipërinë në transformimin e sistemit të drejtësisë. Vite më parë një grup i lartë zyrtarësh amerikanë qëndruan para disa studentëve ku u përpoqën të japin leksionet e tyre lidhur me drejtësinë në vende të ndryshme të botës. Ju mund të jeni pjesë e dickaje më të madhe se vetja juaj, mund të zgjidhni për t’i dhënë progres reformës në drejtësi për të ecur përpara dhe ju jeni kryesorë. Përpjekjet tuaja do të jenë mjaft të rëndësishme për sistemin e ri të drejtësisë në Shqipëri

Do të merrni vendime për një sistem drejtësie transparent për të luftuar korrupsionin. Ju do të flisni për sistemin e ri të drejtësisë, do të respektohet cdo individ. Ju bëj thirrje për një Shqipëri më demokratike, të përfaqësoni profesionin tuaj të ri në mënyrë të suksesshme. Duhet ti mbani sytë hapur ndaj pabarazisë dhe korrupsionit, jeni vigjilent ndaj tyre. Secili mund të japë shpresa për këtë vend dhe nëse bëheni bashkë përpjekjet tuaja do të krijojnë dicka mjaft të rëndësishme. Është momenti juaj për të qenë pjesë e dickaje të madhe.

Ambasadori Soreca i ka konsideruar magjistratët si mjekët që do të shërojnë drejtësinë, ndërsa kreu i OSBE i konsideroi si shpresa e vendit.

Luigi Soreca: Gjyqtarët janë si mjekët ose i shkatërrojnë ose i shpëtojnë jetët. Nuk asgjë më të keqe dhe shkatërruese sesa padrejtësia ose drejtësia e vonuar. Keni të drejtë të jeni krenar sot por keni edhe një përgjegjësi shumë të madhe mbi supe mbi të ardhmen. Duhet të jeni krenar për arritjet tuaja sot dhe të shërbeni me përulësi nesër. Paçi një karrierë të ngritur.

Bernd Borchardt: Ju inkurajoj ju brezin e ri të gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëni më të mirën dhe të gjithë shpresojmë që të investoni në reformën në drejtësi.Që kjo reformë të bëhet realitet. E ardhmja e vendit tuaj është në shpatullat tuaja. Duhet të jeni të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që ju vjen në momentin që bëni betimin.

Për Ministren, Etilda Gjonaj, rëndësi të madhe ka kthimi i besimit të drejtësia.

Një mesazh për të sapodiplomuarit kishte dhe Drejtori i Magjistraturës.

Në ceremoninë e diplomimit, kryeprokurorja Arta Marku ka theksuar se ky është vetëm fundi i një rrugice dhe fillimi i një rruge të vështirë.

Zjarr Tv Ad