Mosha e fëmijve nga 0-7 vjeç e rrezikuar nga dembelizmi i syrit. Ja si trajtohet

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dembelizmi i syrit te fëmijët tuaj

Ambliopia apo dembelizmi i syrit është një defekt viziv që shoqërohet me ulje të shikimit të njërit apo të dyve në moshë pediatrike dhe nëse nuk ndërhyhet në kohën e duhur, me anë të terapisë, mund të bëhet e pakorrigjueshme dhe fëmija mund të mbetet me pamje të dobët për gjithë jetën.

Si trajtohet?

Mjekimi i “dembelizmit” është i lidhur me trajtimin e problemit që e ka shkaktuar atë. Pra, fillimisht duhet korrigjuar problemi që ka (korrigjimi i numrit me syzet e nevojshme, korrigjimi i strabizmit, operacioni i kataraktit, apo i ngritjes së kapakut të syrit), pastaj duhet filluar trajtimi i dembelizmit. Qëllimi i trajtimit është të vemë në “punë” syrin “dembel”.
Mënyra më e njohur, më e vjetër dhe më e efektshme për të luftuar “dembelizmin” është mbyllja me fasho e syrit të “mirë” për të vënë në punë syrin “dembel”. Pjesa më e vështirë është që fëmija të bindet të mbyllë syrin e shëndoshë (atë me të cilin shikon më mirë) dhe të përdorë syrin “dembel” në mënyrë që atij t’i rritet fuqia e shikimit.

Deri në cilën moshë vazhdon trajtimi?

Mosha më e përshtatshme për trajtimin e “dembelizmit” është mosha 0-7 vjeç. Edhe pas kësaj moshe mund të vazhdohet trajtimi, por kuptohet që efektiviteti ulet me rritjen e fëmijës sidomos pas moshës 10 vjeç, moshë në të cilën përfundon formimi i qendrës së pamjes dhe mund të ndikojmë pak ose aspak në të.
Duke qenë se trajtimi i “dembelizmit” bëhet në mosha të vogla dhe në shumicën e rasteve “dembelizmi” i syrit nuk jep asnjë shenjë që mund të dallohet nga familjet e tyre, vizitat e fëmijëve te mjeku specialist janë me shumë rëndësi.

Por edhe nëse nuk paraqet ankesa, këshillohet që fëmija të vizitohet tek mjeku specialist të paktën një herë në moshën 3-5 vjeç dhe para fillimit të shkollës në moshën 6-7 vjeç. Kjo do të ndikonte në zbulimin e hershëm të problemeve të syrit dhe do të evitonte surprizat e pakëndshme, si p.sh zbulimin e ambliopisë në moshë më të madhe se 10 vjeç, kur pothuaj nuk mund të bëhet me asgjë për ta kuruar atë.

 

 

Zjarr Tv Ad