Moska tenton të nxisë përplasje edhe në Ballkan, Lavrov akuza për mercenarë shqiptarë në Ukrainë, Olta Xhaçka thërret ambasadorin rus

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rusia po tenton që të nxisë përplasje edhe në Ballkan. Një deklaratë e fortë e ardhur nga ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka nxitur edhe reagime të shumta. Ky i fundit është shprehur se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje Hercegovina po rekrutohen për t’u dërguar në Donbass, krahinën e Ukrainës të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska. Ai tha, se ka një bazë rekrutimi e cila po rekruton mercenarë të cilët marrin pjesë në konflikte.

“Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen një terren pjellor për krim. Ka terroristë dhe tregtarë droge. Është një terren rekrutimi për mercenarët që marrin pjesë në konflikte të cilat po nxiten gradualisht, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka informacione se mercenarët po rekrutohen në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe po dërgohen në Donbass”, tha ministri i Jashtëm rus.

Ndërkohë, pas kësaj deklarate të ministrit të jashtëm rus, ka reaguar edhe ish-kryeministri dhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

“Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm i Federatës Ruse ka bërë një deklarim të paprecedentë për “mercenarë” shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët po dërgohen në zonën e Donbass-it në Ukrainë. Përpara se Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë të japë shpjegime (nëse do ta bëjë)… Kanali televiziv ËION i Indisë, ka bërë një kronikë të veçantë për “hartën” e përkatësisë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën”, shkruan Majko.

Në mbrëmje reagoi edhe Ministria e Jashtme shqiptare që ka hedhur poshtë pretendimet.

“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit”, mbyllet reagimi i ministrisë.

Zjarr Tv Ad