Moskë, autoritetet refuzojnë kërkesën e opozitës për protesta

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një kandidate opozitare për zgjedhjet lokale të Moskës ka thënë se autoritetet lokale kanë refuzuar që t’i miratojnë kërkesën për mbajtje të protestave në kryqytetin rus më 31 gusht shkruan REL. Lyubov Sobol ka thënë të enjten se aktivistët kanë propozuar tri vende për mbajtje të marshit, në shenjë proteste ndaj “shtypjes politike”, mirëpo secila kërkesë është hedhur poshtë.

Ajo ka thënë se kërkesa i është refuzuar me arsyetimin se të gjitha vendet për mbajtje të protestës do të “ndërhynin” në trafikun rrugor, në transport apo “infrastrukturë shoqërore”.

Ajo ka thënë se autoritetet nuk i kanë ofruar alternativë se ku do të mund të mbaheshin protestat, andaj i ka bërë thirrje qytetit që të “ndalë pjesëmarrjen në provokime duke treguar mosrespekt ndaj banorëve të Moskës dhe të sigurojë të drejtën dhe lirinë për t’u shprehur”.

Në muajin e fundit janë organizuar një varg protestash në Moskë, pasi autoritet i kanë ndaluar pjesëmarrjen në garë opozitares Sobol dhe kandidatëve tjerë të pavaruar, për këshillin e Moskës me 45 ulëse.

Policia ka përdorur forcën për të shpërndarë marshet, të cilat i ka përshkruar si “tubime ilegale” dhe ka ndalur më shumë se 2,000 persona, çka ka nxitur dënim ndërkombëtar.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka hedhur poshtë rëndësinë e protestave, duke thënë se ajo janë vetëm janë pjesë e “tensioneve” parazgjedhore.

Zgjedhjet për këshillin e Moskës do të mbahen më 8 shtator.

Zjarr Tv Ad