Moskë/ Shpëtohen 4 fëmijë, jetonin në gjendje të mjerueshme

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katër fëmijët nën nëntë vjeç, jetonin me bukë të mykur dhe mollë në një apartament të shkretuar, shkruan The Sun.

Katër fëmijë të lënë pas dore, katër fëmijë si Mogli i rritur mes egërsirave, janë gjetur në një apartament të ndyrë në një lagje të Moskës. Tre djemtë dhe një vajzë, të gjithë nën moshën nëntë vjeç, rronin duke ngrënë ushqime në kazanët e plehrave.

Asnjë nga djemtë e moshave, 2,4 dhe 6 vjeçm nuk ishte regjistruar në lindje dhe nuk ishte vizituar kurrë tek ndonjë dktor dhe as kishte ndjekur kurrë ndonjë kopshët apo shkollë.

Ditat e lindjes së tyre nuk dihen për autoritetet, megjithëse motra e tyre Sofia, tetë vjeçe, ishte regjistruar kur kishte lindur.

Pasi ata u shpëtuan, fëmijët u larguan nga nëna e tyre Inessa Kuznetsova, 32 vjeçe, një e diplomuar në kolegj dhe nga gjyshja 66 vjeçare Galina Kuznetsova.

Ata u dërguan në një jetimore, por tani janë bashkë në një familje kujdestare.

Fëmijët, tani të marrë nën përkujdesje.

Fëmijët jetonin në një apartament të mbushur me plehra dhe në kushte të rrezikshme, sipas autoriteteve në Mytishchi, në veri të Moskës.

Ata nuk kishin asnjë ushqim përveç bykur së mylur dhe ishin të lodhur dhe të pistë, thanë zyrtarët.

Mediat ruse i kanë quajtur fëmijët si “Moglitë”, për kushtet e rënda në të cilat ata ishin të detyruar të jetonin.

Avkati i Popullit për fëmijët në Moskë, Ksenia Mishonova, tha se fëmijët ishin lënë pas dore, kishin fjalor të pazhvilluar dhe nuk kishin pasur shtretër.

Një oficer policie që i shpëtoi fëmijët tha; Era në apartament ishte e tmerrshme. Fëmijët i bënin jashtëqitjet në uturakë dhe askush nuk i pastronte.

“Vajza tetëvjeçare, jo vetëm që nuk e dinte alfabetin, por nuk njihte as ngjyrat. Ajo dukej sikur kishte një zhvillim që i kishte ngrirë në moshën 4 vjeç.”

Përkundër të gjithë këtyre, fëmijët e tjerë e shihnin atë si burimin e tyre kryesor të mbështetjes dhe të dashurisë.

“Të gjithë fëmijët kanë probleme me të folurin”, tha oficeri. Ata nuk janë mësuar me higjenë dhe kanë frikë nga uji. Ata nuk mund të përdorin pirun apo lugë, ata mendojnë se ushqimi më i mirë është buka thatë”.

Fqinjët, që vunë alarmin tek autoritetet, thanë se gjyshja rregullisht kërkonte për ushqim në kazanët e plehrave.

“Ajo kërkonte ushqim për gjithë familjen”, tha një fqinjë, Polina Obruchev.

Kuznetsova nuk e pranoi se akuza për neglizhencë e përball me një dënim të mundshëm prej tre vjetësh burg.

Ajo pretendoi se nuk kishte kohë të regjistronte fëmijët ose t’i çonte ata në kopsht e shkollë apo t’i vizitonte tek doktori.

Pasi lajmeve në media, ajo dhe gjyshja e rregulluan banesën para se ta hapnin atë për gazetarët.

Kreu i departamentit të kujdestarisë në në Moskë, Olga fedoseeva tha: “Fëmijët janë shumë të lënë pas dore, sipas psikologëve dhe ata kanë mbetur prapa në zhvillimin e tyre. Kanë një fjalor shumë shumë të varfër dhe se janë vite prapa asnjë që  duhet të jenë për moshën e tyre.

 

Zjarr Tv Ad