Si pasojë e motit të keq, dhe me dallgë që shkojnë deri në 8 ballë kapiteneria e Portit të Vlorës ka bërë thirrje për marrjen e masave.
Bregdeti shqiptar do të përfshihet sot nga erëra të fuqishme dhe mjetet e lundrimit janë paralajmëruar të marrin masa pasi fuqia e dallgëve pritet të arrije deri në 8 ballë.
Drejtoria e Pergjithshme Detare informoi në rrjtet sociale lundërtarët dhe pronarët e mjeteve detare, operatorët ne portet shqiptare dhe hapësirën detare, që në datën 28 janar 2019, bregdeti ynë do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri 20 m/s nga drejtimi jug-jugperëndim dhe forca deti 7-8 shkalla Boufort.
Subjektet që operojnë në fushën e detarisë duhet të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rritet shkalla e gatishmërise së ekuipazhit në mjete.
Kështu, trageti i linjës Vlorë-Brindisi, ka mbërritur rreth orës 7 e 30 të mëngjesit, por ka njoftuar se është anuluar kthimi për në Itali i parashikuar për në mesditë.
Po ashtu kapiteneria ka thënë që të merren masa edhe për pezullimin e lundrit detar.
Ndërkohë bëhet thirrje që anijet e vogla të peshkimit të ankorohen në vendstrehime të sigurta.