Moti i keq, bashkia e Shkodrës jep informacion: Janë përmbytur 1685 Ha tokë, 26 familje janë evakuuar

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reshjet e shumta në vend kanë shkaktuar dhe probleme. Në lidhje me këtë Bashkia e Shkodrës ka dhënë një informacion në lidhje me tokat dhe shtëpitë e përmbytura.

Në bashkinë Shkodër, sipërfaqja totale e përmbytur vijon të jetë 1685 Ha. Aktualisht janë 26 familje të evakuuara, gjithsej 99 persona.

Informacion mbi situatën e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër:

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 22.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.67 m.(Kuota max 8.70 m).

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.90m. (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1685Ha

Nj.A. Ana e Malit

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm.

Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ka mbi 15cm ujë.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 300 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje.

Familje të evakuara:

Janë 26 familje të evakuara, gjithsej 99 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 19 familje (77 persona),po evakuohen 30 krerë gjë e gjallë, të imta.

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona)

Lagja Nr.4, 3 familje (7 përsona)

Lagja nr. 1, 2 familje ( 7 përsona)

Të akomoduar në konvikt 3 familje ( 12 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .

Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 5 banesa:

Lagja Nr.4, 5 banesa (Ajasem)

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

Zjarr Tv Ad