Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një traget me 77 pasagjerë në bord nuk ka mundur dot të ankoeohet në portin e Vlorës. Kjo ka ndodhur për shkak të motit të keq dhe dallgëve të mëdha në det.
Mësohet se trageti ishte nisur nga Brindisi në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm dhe ka mbërritur në Vlorë në orën 15:30, ndonëse ishte parashikuar që të mbërrite në 14:00, por ka patur vonesa pikërisht për shkakun e erës së fortë dhe dallgëzimit të lartë në det.
Gjithashtu trageti i linjës Ankona- Durrës “AF Marina” që ishte parashikuar të mbërrinte mesditën e sotme në Portin e Durrësit, ka hasur vonesa dhe vështirësi në lundrim, prandaj pritet të mbërrijë në orët e para të ditës së nesërme.