Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Që prej mbremjes së kaluar një pjesë e madhe e fshatrave të Lezhës janë pa energji elektrike si dhe disa lagje të qytetit. Shkak është bërë moti i keq me shi, era të forta si dhe rrjeti elktrik i amortizuar.
Sipas oshee situata është problematike sidomos në zonat rurale ku rrjeti është i amortizuar.
Problem gjatë natës ka qenë edhe mosfunksionimi i Hidrovorit të Gjadrit, kjo pasi nuk ka një linje të dedikuar. Sipas drejtorit të komanduar të OSHEE në Lezhë Arqile Kokdhima, është Ministria e Bujqësisë e cila duhet të investojë në këtë hidrovor për ti dhënë zgjidhje këtij e problemi.