Moti i keq godet Italinë, stuhi me reshje të dendura shiu

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Italia është përfshirë nga një valë e motit të keq me reshje të dendura shiu dhe me erëra që shkojnë deri në 100 kilometra në orë. 4 punonjës kanë humbur jetën për shkak të rrëshqitjes së dheut në Krotone.

Moti i keq ka përfshirë gjithë territorin e Italisë. Duke nisur nga Veriu e deri në jug, gadishulli Apenin pritet të kalojë ditë me rreshje shiu të forta dhe të pandërprera, dhe pasojat e stuhive në disa raste mund të jenë të rrezikshme për akumulimin e shiut që mund të arrijë deri në 300 litra për metër katror.

Meteorologët nuk ka bërë asnjë përjashtim dhe konfirmojnë se do të godasë të gjithë Italinë. Të hënën moti i keq duhet të arrijë kulmin, erërat e jugut do të forcojnë dhe më tej me rrezikun e stuhive.
Ende pa ardhur pjesa më e keqe, në disa zona të Italisë janë regjistruar probleme. Për shkak të shirave të rrëmbyer ka pasur ndërprerje furnizimi me ujë në qytete të ndryshme. Ndërsa ka pasur edhe rrëzim pemësh dhe problematika të tjera në lëvizjen e qytetarëve.

Zjarr Tv Ad