Moti i keq/ Ja si paraqitet situata e rrugëve në Shkodër

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri në orën 09.00 të datës 15 janar 2019, paraqitet si më poshtë :

Në Bashkinë Shkodër si rezultat i temperaturave të ulëta ka prezencë ngricash.

Fadromat e Ujësjellës Kanalizimeve po punojnë te Zooteknika dhe te varrezat e dëshmorëve nën mbikëqyrjen e inspektorëve të lagjeve përkatëse.
Një fadromë po punon në Nj. Adm. Rrethina.
2 mjete të Ujësjellës Kanalizimeve me punonjës po punojnë për shpërndarjen e kripës në rrugët e qytetit dhe pastrimin e trotuareve.

Njësia Administrative Dajç:
Në Nj. Administrative Dajç nuk paraqiten probleme.

Njësia Administrative Velipojë:

Në Nj. Administrative Velipojë nuk ka probleme.

Njësia Administrative Ana e Malit:
Në Nj. Administrative Ana e Malit nuk ka probleme.

Njësia Administrative Bërdicë:

Në Nj. Administrative Bërdicë nuk ka probleme.

Njësia Administrative Rrethina:

Në Nj. Administrative Rrethina nuk paraqiten probleme.

Njësia Administrative Postribë:

Në Nj. Administrative Postribë situata është normale. Ka furnizim me energji elektrike. Furnizimi me ujë të pijshëm normal. Qendrat shëndetësore janë në funksion. Shkollat vazhdojnë normalisht, por me nr. të reduktuar nxënësish. Rrugë janë të hapura, por ka prezencë ngricash dhe kalohen me vështirësi.

Njësia Administrative Guri i Zi:

Në Nj. Administrative Guri i Zi me përjashtim të zonës malore e cila ka prani të dëborës dhe ngricës pjesa tjetër është një ditë normale. Ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Njësia Administrative Pult:

Ka prezencë bore dhe ngricash. Vazhdon pastrimi i rrugës nga dëbora. Sot fadroma punon nga Kiri në drejtim të qendrës administrative Pult.

Njësia Administrative Shosh:

Nj. Adm. Shosh e bllokuar nga bora dhe akulli. Ka rreth 60-80 cm borë nëpër fshatra, mbi 100 cm borë në Malin e Shoshit. Mungon shërbimi shëndetësor. Temperaturat e ulta deri -10 gradë kanë krijuar akull edhe në rrugët këmbësore që përbën rrezik për banorët. Energji elektrike ka. Shkollat janë të mbyllura.

Njësia Administrative Shalë:

Në Nj. Ad. Shalë ka energji elektrike. Qendra shëndetësore është e hapur. Rruga është e bllokuar.

Zjarr Tv Ad