Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes letër bashkive të vendit

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Mbrojtjes, përmes Emergjencave Civile iu është drejtuar më anë të një letre të hapur bashkive në 6 prefektura të vendit.

Kjo letër iu është drejtuar bashkive në prefekturat më problematike, të cilat janë prekur nga moti i keq me reshje dëbore dhe me bllokim rrugësh.

Gjithashtu shtysa kryesore e Ministrisë së Mbrojtjes që iu është drejtuar bashkive lidhet drejtpërdrejt me ankesat e qytetarëve.

“Moti i keq nxori sërish në pah probleme të menaxhimit të situatës nga bashkitë. Problem, parashikimin e fondeve për masat mbrojtëse, parandaluese, ndërhyrëse dhe rehabilituese për emergjencat civile.

Dërgoni listën e plotë të kompanive të kontraktuara nga ju për mirëmbajtjen e akseve rrugore”, thuhet në letër.

Zjarr Tv Ad