Moti i keq, MTI informon me situatën e rrugëve në vend dhe ku duhet bërë kujdes

0
933
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa qysh nga dita e djeshme moti i keq ka përfshirë gjithë vendin për shkak të reshjeve dhe temperaturave të ulëta, kanë nisur të shfaqen problematikat e para.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, informon lidhur me situatën për paraditen e 4 janarit.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes sidomos në akset ku ka prani të borës ose ngricave, dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Ministria e Transporteve informon se të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe njerëz, për përballimin e situatës dimërore. Gjithashtu edhe Policia Rrugore ka marrë masa që në të gjitha akset rrugore ku ka prezencë akulli apo dhe prezencë bore.

Do të ketë shërbim 24 orë duke u mbështetur dhe në shërbimet e përgjithshme. Drejtori i Policisë Rrugore Ardi Veliu tha sot për mediat se në dispozicion të çdo qytetari që mund të ketë nevojë për ndihmë janë në dispozicion numrat e telefonit 112 dhe 129.

Ai u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve të eliminojnë shpejtësinë, përdorimin e celularëve të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin alkool gjatë drejtimit të automjetit.

Në rajonin Verior Shkodër– Ka patur reshje bore në të gjithë akset e këtij rajoni. Akset ku sasia e borës është më e madhe është si më poshtë:

Në aksin Kuben- Vasie, ka 25 cm borë, qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë.

Në aksin Peshkopi- Qafë Drajë, ka 25 cm borë, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë.

Në aksin Ura e Cerenecit- Steblevë, ka 15- 25 cm borë, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë.

Në aksin Qafë Bualli- Krastë, ka 20 cm borë, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë.

Në Rrugën e Kombit, qarkullimi është normal në të gjitha korsitë. Është bërë pastrimi i borës dhe kriposja e rrugës.

Në aksin Laç- Vau i Dejës- Fushë Arrëz, ka 20 cm borë, punohet me 3 borëpastruese, qarkullimi është me zinxhirë.

Në aksin K/Hadroj- Qafë Benë, ka 20 cm borë, qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në aksin Fushë Arrëz – Fushë Dukagjin, ka 30- 50 cm borë, qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në të gjithë akset punohet për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës nga kontraktorët.

Në rajonin Qendror Tiranë: Në akset e Dajtit qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë, për shkak të reshjeve të borës. Të bëhet kujdes në segmentin Qafë Priskë- Qafë Mollë.

Në aksin Librazhd- Steblevë, ka 10 cm borë dhe vazhdon të bjerë. Nuk ka probleme për qarkullimin. Edhe në akset e tjerë është bërë pastrimi dhe hedhja e kripës.

Në rajonin Jugor Gjirokastër – Korçë: Në akset e Korçës nuk ka patur reshje bore. Qarkullimi është normal në të gjitha akset e këtij rajoni.

Zjarr Tv Ad