Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Moti i keq ka bërë që të pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe aniket e peshkimit në Vlorë.
Përmes një njoftimi, autoritetet portuale kanë lajmëruar se ky ndalim për lundrimin e këtyre mjeteve detare do të jetë në fuqi deri në datën 17 dhjetor.
Ndërsa përsa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar, do të vazhdojnë të operojnë normalisht.
Njoftimi:
Përshëndetje,
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 14-15-16-17 dhjetor 2022 duke filluar nga ora 12:00 date 14 dhjetor në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën 5bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.