Moti i keq, pezullohet lundrimi trageteve në Adriatik

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kapiteneria e Përgjithshme e Porteve ka njoftuar pezullimin e lundrimit të trageteve në Adriatik për shkak të motit të keq.

Kapiteneria e Përgjithshme raporton se në det të hapur deti ka shkuar 8 ballë, ndërsa në portin e Durrësit është 7 ballë.

Si pasojë e motit të keq kapitaneria e Barit dhe e Durrësit kanë pezulluar lundrimet deri në mëngjesin e ditës së mërkurë.

Tragetet që duhet të niseshin mbrëmjen e sotme nga Bari drejt Durrësit dhe anasjellta do të nisen nesër në mëngjes.

Sipas Kapitenerisë mjetet lundruese po qëndrojnë në vendstrehime dhe puna është ndërprerë në ngarkim shkarkimin e anijeve.

Zjarr Tv Ad