Moti i keq/ Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nisur nga moti i keq, Policia Rrugore i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes në këto ditë me reshje shiu dhe bore në disa zona të vendit.

Ja njoftimi i policisë:

Policia Rrugore është vënë në shërbim në të gjitha akset  ku ka prezencë dëbore dhe akulli.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që të mos qarkullojnë pa vendosur zinxhirë, të moderojnë shpejtësinë jo vetëm në ato akse ku ka prezencë dëbore dhe akulli, të vendosin rripin e sigurimit dhe të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Në rast nevoje telefononi në 112 apo dërgoni imazhe në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke ju siguruar një reagim të shpejtë dhe profesional.

 

Zjarr Tv Ad