Moti i keq, Roma e Milano pezullojnë mësimin

0
2
Pedestrians walk in front of a tram as snow falls in Cavour Square in Milan on March 2, 2018. - Fresh heavy snowfalls and icy blizzards are lashing Europe, as the region shivers in a deadly deep-freeze that has gripped countries from the far north to the Mediterranean south. (Photo by MIGUEL MEDINA / AFP)

talia dhe Greqia po përjetojnë prej ditës së enjte një mot të keq me shi dhe dëborë. Në disa qytete italiane është pezulluar mësimi ndërsa po ndërhyhet për të parandaluar rrëshqitjet. Shirat e fortë në Greqi pritet të zgjatin edhe të shtunën.

Kushtet e rënduara atmosferike kanë vënë në alarm këtë fundjavë autoritetet greke dhe ato italiane. Disa qytete në Itali urdhëruan mbylljen e shkollave, parqeve e vendeve historike si pasojë e një vale të ftohtë që ka mbuluar me borë rajonet nga veriperëndimi në qendër të vendit.

Kryebashkiakja e Romës njoftoi se përveç shirave në kryeqytet, shtrëngatat dhe stuhitë e forta parashikohet të godasin edhe bregdetet. Situatë e vështirë do të paraqitet deri të shtunën në rajonin e Kampanjës, ndërsa bora rrezikojnë ndër të tjera Milanon, Lacion dhe Napolin.

Autoritetet në këto zona kanë nisur hedhjen e kripës për të shmangur aksidentet rrugore dhe kanë apeluar qytetarët të përdorin transportin publik. Ndërkohë një masë atmosferike me presion të ulët nga Adriatiku solli të premten shira të rrëmbyer edhe në pjesën më të madhe të Greqisë.

Reshjet e shiut të shoqëruara me dëborë fillimisht në brigjet joniane dhe majat e larta veriore, për t’u zhvendosur në juglindje drejt Egjeut. Në Athinë gjendja pritet të përkeqësohet në orët e para të së shtunës, ndërsa vendi do të përjetojë temperatura njëshifrore deri ditën e diel.

Edhe Turqia raportoi një ditë më parë kushte të vështira të motit, pasi era ciklonare që përshkoi qyteti portual të Bodrumit lëvizi vendit mobiliet e ndodhura jashtë duke shtyrë tej kontrollit edhe kalimtarët e rastit.