MOTI/Plot orë me diell si dhe temperatura në rritje

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Java që presim përpara pritet të ndikohet nga kushtet të qëndrueshme atmosferike me plot orë me diell si dhe temperatura në rritje.

Në këtë mënyrë sic u theksua edhe më lartë duke nisur nga dita e Hënë (nesër) deri dhe ditën e Enjte moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Megjithatë nuk do të mungojnë vranësirat e pakta kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore në lindje shoqëruar me shi të dobët dhe lokal.

Një paqëndrueshmëri e lehtë pritet për ditën e Premte. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por prej orëve të mesditës edhe alternime vranësirash të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura. Këto vranësira në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Përreth zonave malore reshjet në formën e rrebesheve dhe stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike.

 

Zjarr Tv Ad