Motra e mbretëreshës Geraldinë në Presidencë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur një person shumë të veçantë sot në zyrën e tij. Në shënimin e tij në Fb, krahas fotografike, Meta tregon:

“Tirana sot duket më e bukur nga vizita e një zonje të jashtëzakonshme, Sylviane Muselier, motra e “Trëndafilit të bardhë”, Mbretëreshës Geraldinë. Dashuria e saj e madhe për Shqipërinë, e konkretizuar edhe me ndihma humanitare e mjekësore për fëmijët e njerëzit në nevojë, mbetet përherë një burim frymëzimi.

Shumë i lumtur të dëgjoja nga miqtë e saj francezë se nderimi i figurës së Mbretëreshës Geraldinë vijon të inkurajojë francezë dhe evropianët të ndihmojnë dhe promovojnë Shqipërinë.”

Zjarr Tv Ad