Motra iu vra në atentat, përlot i vëllai: Ishe bota për mua, do mbetesh plagë në zemër

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fjalë zemre kushtuar motrës së tij të ndjerë, e cila humbi jetën dje tragjikisht pas një atentati me armë në Laprakë.

Vëllai i 17-vjeçares Briselda Gjikola përlot me mesazhin e tij, ndërsa i ka kushtuar një dedikim motrës së tij. Teksa ka postuar një foto në rrjetet sociale, adoleshenti shkruan se Briselda për të ishte bota, ndërsa pas i la vetëm disa kujtime.

“Nuk prisja që të kisha një humbje tjetër aq të thellë. Mendova se do kalonim një jetë plot gëzime dhe tani m’le vetëm disa kujtime që më marrin frymën dalë ngadalë. Ishe botë me vete për mu dhe do mbetesh plagë në zemër përjetë. U prefsh në paqe dashuria ime, motra ime. Të du pafundësisht.R.I.P”, shkruan i vëllai i 17-vjeçares.

NGJARJA

Krimi i rëndë ku mbeti e vrarë 17-vjeçarja Briselda Gjikola, dhe u plagos Erion Bengo ndodhi dje rreth orës 18:17 në Laprakë. Çifti, që ishte në një lidhje prej pak javësh, ishin në mjetin tip ‘Benz A Class’ më targë AA 226 MS, ngjyrë gri, kur dy persona të maskuar hapën zjarr ndaj tyre. Për pasojë të rinjtë u plagosën, ndërsa vajza ndërroi jetë në spital. Aktualisht Bengo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë plumba në qafë dhe shpatull.

 

Zjarr Tv Ad