MSH: Situatë serioze tek Infektivi, regjistrohen 90 raste pozitive dhe 2 viktima

0
34

TIRANË

Vijon të rritet frikshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, ku gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një tjetër rekord. Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 90 persona. Gjithashtu, në Spitalin Infektiv kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë të infektuar. Ndërkohë, MSH thekson se situata në Spitalin Infektiv paraqitet serioze, ku “Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde”.