“Muaj për muaj paguajnë faturat e enërgjisë”, Zef Hila në Shllak: Gjatë dimrit qendrojnë në errësirë të plotë

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 ‘Këto janë pamjet skandaloze të rrjetit të energjise elektrike ne Shllak te Vau Dejës. Gjithçka të ngjan sikur jemi para 50 vitesh por realisht jemi në vitin 2021 ku neglizhenca dhe braktisja e qeverisë ndaj kësaj zone është krejtësisht e dukshme e njëkohësisht e pafalshme.

Gjatë gjithë dimrit banorët e Shllakut qëndrojnë në errësirë të plotë, ndonëse muaj për muaj paguajnë faturat e enërgjisë apo mbifaturimet e pajustifikueshme. Kjo situatë duhet dhe do marrë fund!

Ju siguroj se ky problem jetik do marrë zgjidhje brenda periudhës së parë të mandatit të ardhshëm qeverisës me Lulzim Bashën Kryeministër. Shllaku jo vetëm do ketë një rrjet elektrik në standartet e duhura me qëllim furnizimin cilësor me energji elektrike për të gjithë zonën , por banorët do paguajnë me lirë për energjinë elektrike.’shkruan në Facebook Zef Hila, kandidat për deputet i PD- së Shkodër:

Zjarr Tv Ad