Muç Nano: Rrasini brenda ata që frymëzojnë protesta të dhunshme! U bënë 31 vite me këtë avaz

0
177
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Mustafa Nano, shkruan për zhvillimet në Partinë Demokratike dhe kërkon nga shteti që të merren masa për ata që, sipas tij, frymëzojnë dhunën. “Mjaft na latë peng të një psikopati delinkuent e të ca turmave me mendësi pyjesh e shpellash! Jemi në vitin 2022, ta hajë dreqi”, shkruan ai ndër të tjera.

Shënimi i Mustafa Nanos:

Sot Berisha bën protestë. Kanë dalë lajme se Basha ka blinduar dyert e PD-së, se Rama ka përforcuar dyert e kryeministrisë, se janë marrë masa për të mbrojtur ndërtesën e Kuvendit, se FNSH-ja është vënë në gatishmëri, etj. Të gjithë presin të ndodhë diçka, dhunë, vandalizma, shkatërrime, deri edhe vrasje. U bënë 31 vite me këtë avaz.

Nuk e kuptoj pse shteti sillet në këtë mënyrë, në një kohë që situata është e thjeshtë: Filmoni e dokumentoni dhunën, dhe rrasini brenda ata që ushtrojnë, frymëzojnë e udhëheqin protesta të dhunshme. Mjaft na latë peng të një psikopati delinkuent e të ca turmave me mendësi pyjesh e shpellash! Jemi në vitin 2022, ta hajë dreqi!

Zjarr Tv Ad