Pas rikthimit në krye të Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti më 7 korrik protestën e parë e cila u zhvillua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Që prej rikthimit të tij në parti një pjesë e konsiderueshme e demokratëve të rinj kanë vendosur ta “rreshtohen” pas tij dhe ta mbështesin në misionin e opozitarizmit.
Por çfarë i motivon të rinjtë demokratë që të mbështesin Sali Berishën?
Sekretari i përgjithshëm i forumit, Grigels Muçollari tha se Berisha po frymëzon të rinjtë që mos dorëzohen dhe që të bëjnë më të mirë për vendin dhe jetën e tyre.
“Nuk dua të bëj lavde, Berisha 10 muaj më parë vendosi të marrë fatin e vetë në dorë. Nga hiçi mori në dorë PD. Pjesëmarrësit treguan se shoqëria ka vendosur të ketë të drejtën për të vendosur. Njerëzit u frymëzuan nga Berisha”, tha Muçollari.