Muhamed V heq dorë nga froni, arratiset me të dashurën e tij

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më mirë të kesh përkrah një modele se sa të jesh mbret. Këtë gjë e ka faktuar sulltani Muhamed V, i cili hoqi dorë nga froni i mbretërisë së Malajzisë dhe u arratis me të dashurën e tij.

Kjo është hera e parë që ndodh në historinë e vendit aziatik dhe se mbreti ishte dashuruar me modelen Oksana Voevodina – 25 vjeçe, fituese e garës së bukurisë së Miss Moska në 2015.

Vajza gjithashtu ishte konvertuar në fenë Islame, duke ndryshuar emrin e saj në Rihana Oxana Gorbatenko.

Thashethemet tani kanë çmendur jo vetëm Malajzinë, por të gjithë rrjetin, ku fotografitë e 49 vjeçarit Muhammed V, janë publikuar në Moskë.

Atë kohë u tha zyrtarisht se ish sovrani ishte i sëmurë dhe për këtë arsye u largua nga Kuala Lumpuri për të kuruar veten.

Në realitet ai u shfaq në Moskë me rastin e martesës së tij me të dashurën duke turpëruar kështu institucionin Malajzan.

 

 

Zjarr Tv Ad