“Mund të kemi përmbytje dhe rrëshqitje dheu”, Bashkia e Lezhës apel qytetarëve: Bëni kujdes, të shtunën do të ketë stuhi

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria pritet të përfshihet nga moti i keq përgjatë ditës së shtunë. Sipas asaj që parashikojnë meteorologët do të ketë reshje të dendura shiu në të gjithë territorin, por veriu i vendit do të jetë edhe më i prekur.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Bashkia e Lezhës e cila ka dhënë alarmin e kuq duket ftuar qytetarët që të bëjnë kujdes.

Me anë të një postimi në Facebook, Bashkia Lezhë ka vënë në dispozicion dhe një numër telefoni, ku qytetarët mund të kërkojnë ndihmë në rast se do u nevojitet.

Postimi i Bashkisë Lezhë:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Sipas parashikimeve te motit parashikohet që në fundjavë do ketë reshje të dendura  në territorin e Bashkisë Lezhë që mund të krijojnë probleme të ndryshme deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitje.

Ju bëjmë me dije se grupi i emergjencave pranë Bashkisë Lezhë ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h.

Për çdo nevojë jeni të lutur të telefononi në numrin e telefonit : 0683312049

Zjarr Tv Ad