Mund t’ju helmojnë, këto ushqime nuk duhet t’i ngrohni kurrë në mikrovalë

0
146
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndodh shpesh që ndërsa jemi në punë, në shkollë apo në çdo angazhim tjetër të mos kemi kohë të gatuajmë gjithë kohës.

Për këtë arsye përdorim mikrovalën për t’i ngrohur ushqimet që tashmë janë ftohur.

Kjo është kthyer në një mënyrë jetese tashmë.

Por, janë disa ushqime që nuk duhet t’i ngrohim si të tjerat pasi janë të dëmshme për shëndetin. Madje këto ushqime mund t’ju shkaktojnë helmim nëse ringrohni.

Selino, spinaqi dhe panxhari: Nxhetësia mund të shkaktojë që nitratet e këtyre perimeve të kthehen në toksike, apo të kenë veti kancerogjene kur ngrohen për herë të dytë. Prandaj është mirë që këto ushqime të mos ngrohen sërish.

Kërpudhat: Zakonisht kërpudhat duhet të konsumohen menjëherë pas gatimit. Proteinat e tyre shpërbëhen që në momentin që ringrohen dhe kjo nuk është gjë e mirë për stomakun.

Vezët: Nëse rinxehni vezën e zier apo të skuqur, mund të keni rrezik që të helmoheni, si dhe do të keni probleme me sistemin tretës, shkruan Living.

Orizi: Edhe mënyra se si e ruani orizin para ngrohjes mund të ketë pasoja. Sipas Agjencisë së Standardeve të Ushqimit, “orizi i pagatuar mund të përmbajë baktere që mund të shkaktojnë helmim. Kur orizi është i gatuar, bakteret mund të mbijetojnë. Por, nëse orizi lihet në temperaturë dhome, bakteret mund të shumohen dhe të prodhojnë një lloj helmi, i cili shkakton të vjella ose diarre. Ndaj dhe ringrohja e orizit nuk ju shpëton nga mospërballja me këto lëndë helmuese.

Zjarr Tv Ad