Mungesa e investimeve/ Meta: Shkatërrimi i Bujqësisë, mjerim për vendin. Njerëzit po braktisin Shqipërinë

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se shkatërrimi i investimeve serioze në Bujqësi është një mjerim i vërtetë për vendin.

Postimi i plotë:

TË GJITHË BASHKË PËR TË MBËSHTETUR BUJQËSINË, BLEGTORINË DHE AGROTURIZMIN!

TË GJITHË BASHKË KUNDËR SHPOPULLIMIT DHE SHKRETIMIT TË KRAHINAVE MË TË BUKURA DHE PATRIOTIKE TË SHQIPËRISË!

Shkatërrimi i investimeve kurajoze në Bujqësi, çmontimi i serave dhe i stallave është mjerimi i vërtetë i saj, pasojë e braktisjes dhe e mos mbështetjes.  Kur pritej zgjerimi i investimeve në Bujqësi dhe shpresohej që filizat e projekteve kurajoze të të rinjve tanë emigrantë, të lulëzonin, po ndodh e kundërta.

Po ç’bëhet gjithçka e arritur me shumë mund e sakrifica! Po detyrohen të rinjtë investitorë të guximshëm dhe patriotë të ndalojnë punën dhe të braktisin vendin.

Ndalja e kësaj tatëpjete dhe shpëtimi i Bujqësisë është një apel dhe detyrë mbarëkombëtare!

Zjarr Tv Ad