Mungesa e ngrohjes, nxënësit bojkotojnë mësimin

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Temperaturat shumë të ulëta të ditëve të fundit e kanë bërë shumë të vështirë zhvillimin e orëve të mësimit, në shkollën 9-vjeçare “Martin Trushi” në Stajkë të Vaut të Dejës.

Nxënësit e shkollës kanë bojkotuar mësimin.

Ata kërkojnë kushte më të mira e veçanërisht ngrohje në klasë

Ngrohja me gaz është shumë e rrezikshme për këta nxënës prandaj ata kërkojnë të vihet në punë kaldaja që aktualisht është në gjendje pune, por rrjeti elektrik i amortizuar nuk e mban ngarkesën.

Prindërit shprehen se në këto temperatura është e pamundur të zhvillohet mësimi dhe duhet ndërhyrja e institucioneve përgjegjëse.

Prindërit i kanë bërë peticion bashkisë për këtë problem.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Violeta Malaj thotë se duhet ndërhyrë për riparimin e rrjetit elektrik.

Në rast të mos sigurimit të ngrohjes, nxënësit dhe prindërit thonë se do vijojë bojkoti i orëve të mësimit.

Zjarr Tv Ad