Mungesa e PD-së në KQZ, ambasadori i OSBE: Keqardhje, nxitoni me Reformën Zgjedhore!

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt gjatë aktivitetit ‘Forumi për Zhvillimin e Medias’, ka folur për lirinë e shtypit, nismën e kryeministrit Rama për paketën antishpifje, por edhe për zgjedhjet lokale të 2019 dhe Reformën Zgjedhore.

Borchardt kërkoi që palët të nxitojnë për Reformën Zgjedhore, pasi koha po ecën dhe disa aspekte kërkojë kohë. Ai e cilësoi si keqardhje faktin që PD nuk ka dërguar dy emrat e anëtarëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Përsa i përket Reformës Zgjedhore koha po ecën. Ka disa gjëra që kërkojnë kohë si përdorimi i teknologjisë në votim apo depolitizimi i komisioneve zgjedhore. KQZ aktualisht është me pesë anëtarë. Është për t’u keqardhur.

Bernd Borchardt Përsa i përket lirisë së medias, ai tha se liria për median do te thotë një media e përgjegjshme dhe me standarde, ndërsa komentoi edhe nismën e qeverisë për paketën ‘antishpifje’. Që të bëhet diçka në lidhje me shpifjen nuk ka gjë të keqe, por duhet kujdes. Është një vijë e hollë ndarëse e ekuilibrit të lirisë së shprehjes. Duhet të bëhet bazë të praktikave më të mira ndërkombëtare. Nuk duhet sanksionuar në Kod Penal.

 

Zjarr Tv Ad