Mungesa e tregut, produktet ushqimore shiten në mes të rrugës në Bashkinë e Urës Vajgurore.

0
778
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shesh mes pallateve në qendër të bashkisë Ura Vajgurore, me rrugë të pashtruara, ku balta dhe uji  janë prezente kudo vazhdon të shërbejë si vend tregëtimi për produktet ushqimore. Cdo fundjavë tetë mijë banorët e kësaj bashkie janë të detyruar të blejnë produktet e bulmetit, peshkut dhe fruta perimet në këtë treg që vetëm emërin ka të tillë. Me cadra të vendosura nga vetë tregëtarët, në mes të sheshit shiten djathi, gjalpi, peshku dhe frutat e perimet që banorët konsumojnë cdo ditë në shtëpitë e tyre. Jashtë cdo kontrolli për mënyrën se si shiten këto janë kushtet ku tregëtarët janë të detyruar të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Të bindur se kushtet e punës lënë shumë për të dëshiruar tregëtarët shprehen se nuk kanë se ku të punojnë tjetër dhe se kushtet e punës i kanë rregulluar vetë si të munden. Ndërkohë, që nga tjetër banorët shprehen se gjendja e tregut flet vetë dhe se bashkia ka prentuar që do ta zgjidh këtë cështje.

Zjarr Tv Ad