Mungesa e ujit falimenton fermerët në Mallakastër, ‘militanti’ tregon kasën e PS-së së telefonit dhe i bën apel qeverisë: Kam hedh 2 milionë lekë dhe s’po marr asgjë

0
176
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fermerët e zonës së Frakullës, Ades, Kashishtit dhe Kafarajt përgjatë autostradës Levan-Tepelenë po përballen me veshtiresitë e mungesës së ujit për vaditje dhe tregut për shitjen e produkteve.

Fermerët e zonës ankohen se mungesa e ujit bën që i gjithë investimi i hedhur deri tani në kulturat e tyre bujqësore të shkojë i gjithi dëm.

Një prej fermerëve deklaron se edhe pse ndodhen midis Vjosës dhe “Kanalit të Madh”, ata nuk kanë ujë për vaditje dhe investimi i tij prej 2 milion lekësh po shkon i gjithi gjumë.

Fermeri teksa i bëri apel për ndihmë qeverisë, zgjodhi të tregonte dhe kasën e telefonit me simbolin e Partisë Socialiste.

Unë kam një shqetësim se nuk kam asnjë pikë ujë. Jemi midis lumit dhe kanalit të madhe dhe nuk kemi uje. Kam mbjellë dy dynim aty, kam hedh rreth 1 milion e gjysëm 2 milionë lekë dhe nuk do marr asgjë. Jemi aknkuar deri te Armando Subashi, por nuk kemi marrë zgjidhje”, tha fermeri.

Një tjetër fermerë ka deklaruar se nuk kanë marrë asnjë lekë nga subvencionet e qeverisë edhe pse kanë bërë aplikimet dhe përmbushin kushtet.

Tregu ka qenë i mirë, por sigurisht që ka rënë. Ne mbase e kemi ndjerë më vonë nga të tjerët dhe kërkojmë ndihmë nga shteti. Ne kemi marrë zero subvecione, kemi kryer aplikimet dhe nuk kemi marrë asgjë. Deri tani s’kemi marrë asgjë, kurrë nuk i dihet, nëse kryeministri e dëgjon këtë mbase bëhet zemërgjerë”, tha një tjetër fermer.//FaxNews.

Zjarr Tv Ad