Mungesa pranë Lalit është gjobë Bojken!

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Elona Caslli/

Mjaftonte një foto me Lalin, Bojken.

Mjaftonte një foto me Lalin Bojken dhe 4 dritaret e “”paligjshme”” të artit shndërroheshin në vepra arti.

Një foto me Lalin, Bojken dhe jeta për artistin merr tjetër kuptim në Shqipëri. Dyert hapen sa hap e mbyll sytë. Vërshojnë projektet në bashki dhe po t’i thurësh lavde publikisht Lalit Bojken, gdhihesh këshilltar në bashki. Mandej Bojken, po e lejove Lalin të mbajë fjalim në dasmën tënde bëhesh Investitor Strategjik.

Mungon prania jote pranë Lalit Bojken dhe mungesat Lali i numëron mirë. Nuk di shkrim e këndim Lali, por ia del mbanë t’i numërojë me gishta artistët që nuk përputhen me politikat dëmprurëse të Lalit.

Post Scriptum- Mungesa pranë Lalit është gjobë Bojken.

Zjarr Tv Ad