E marta është tashmë dita që mbledh të gjithë shqiptarët. Reality showë i shumëndjekur ‘Big Brother’ ka bërë për vete shumë njerëz.
Mbrëmja e sotme nisi me një mungesë shumë të rëndësishme, teksa opinionisti Arbër Hajdari nuk është paraqitur në studio.
Moderatorja e njohur e këtij programi, Arbana Osmani shpjegoi edhe se çfarë ka ndodhur dhe pse Arbri nuk është sonte pjesë e këtij spektakli.
Ndërsa prezantoi opinionisten tjetër, Zhaklin Lekatari, Arbana tha se Arbri mungon për shkak të impenjimeve personale.
Por nga ajo që mësohet është se Arbri është lodhur me nivelin e ulët të këtij sezoni të BBV dhe ka thënë se është i lodhur me debatet vulgare të banorëve, ndaj dhe ka munguar.
Nuk përjashtohet mundësia që ai të mungojë sërish javët në vijim dhe të mos vijë më fare dhe të zëvendësohet nga dikush tjetër.